Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

“Mancini madhështor, tifozët na kanë infektuar! Rekordi? Më i bukur me trofe”

20:53 / June 22, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mancini
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Italia po kalon një moment shumë të mirë psiko-fizik. Ekipi po luan bukur dhe po fiton, teksa tifozët po i dhurojnë shumë dashuri dhe entuziazëm djemve të Roberto Mancinit.

Njëri prej tyre, Federico Bernardeschi analizon situatën e kombëtares së kaltër, duke e nisur me punën fantastike të trajneri Mancini e duke përfunduar tek Austria, rivali në sfidën e raundit të 1/8-ve në Euro 2020.

“Kur Mancini mori drejtimin e kombëtares nuk ishte e lehtë, futbolli italian ishte i mbushur plot kritika dhe ndodhej në gjendje të keqe. Roberto arriti me qetësi dhe thjeshtësi, u dha besim lojtarëve ndeshje pas ndeshje.

Ai ka bërë një gjë të jashtëzakonshme: riktheu njerëzit dhe tifozët sërish afër skuadrës kombëtare. Pas kaq shumë muajsh pa tifozë nuk ishte e lehtë edhe për ne, por gjetja e tyre me këtë entuziazëm që po na dhurojnë ishte e mrekullueshme.

Jemi infektuar nga entuziazmi dhe pasioni i tyre. Tek Italia ka një grup të shëndetshëm dhe të bashkuar, të gjithë ne mendojmë për të njëjtin objektiv. Jemi shumë të fortë, konkurrenca ekziston, por nuk ndikon aspak tek objektivi i përbashkët final.

Rekordi i 30 ndeshjeve pa humbje? Jemi shumë të lumtur, por duhet t’i shtojmë një trofe për ta bërë këtë rekord të jashtëzakonshëm. Besojmë realisht shumë që do të bëjmë gjëra të bukura në këtë Europian.

Austria? Janë skuadër e fortë, kanë edhe kampionë si Alaba. Duhet të zhvillojmë ndeshjen tonë më të mirë për t’u kualifikuar në çerekfinale, të cilën do e luajmë në ‘Wembley’, aty ku do të jetë gjithçka edhe më emocionuese“, përfundoi lojtari i Juventusit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Granit Xhaka rikthehet te Zvicra, merr sërish shiritin e kapitenit pas pezullimit

14:18 / October 28, 2026

Drejtoria e Burgjeve transferon Erion Veliajn nga Durrësi në Fier

12:10 / October 28, 2026

Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, lë pas Mbappé dhe Yamal

08:24 / October 27, 2026

Për herë të tretë radhazi, Lamine Yamal fiton trofeun ‘Kopa’!

22:57 / October 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.