Dy administratorë firmash janë proceduar penalisht në Vlorë pasi janë kapur duke marrë materiale pa leje nga lumi ‘Shushicë’. Të ndaluarit janë: Fatmir Hodaj, 58 vjeç dhe Vasil Dema, 39 vjeç. Mësohet se dy administratorët e firmave përkatëse nuk kishin marrë leje nga organet kompetente në mënyrë që të merrnin materialet nga lumi.
Gjithashtu është proceduar penalisht edhe inspektori Arjan Hoxha, 47 vjeç, pasi nuk ka kryer kontrolle të vazhdueshme për të dokumentuar shkeljen që po bëhej në lumin e ‘Shashicës’.
Njoftimi i Plotë
DVP Vlorë
Merrnin materiale nga shtrati i lumit Shushicë, pa leje nga organet kompetente, procedohen penalisht 2 administratorë firmash.
Procedohet penalisht dhe një shtetas tjetër, për shpërdorim detyre.
Në kuadër të zbatimit të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, në vijim të kontrollit të ushtruar për mbrojtjen e territorit, në lumin Shushicë janë konstatuar disa automjete që po gërmonin shtratin e këtij lumi. Për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko Financiare kanë proceduar penalisht shtetasit:
Fatmir Hodaj, 58 vjeç, banues në Vlorë dhe Vasil Dema. 39 vjeç banues në fshatin Bunavi, Vlorë.
Këta shtetas u proceduan pasi në vendin e quajtur “Kthesa e Picarit”, në shtratit e lumit Shushicë, u konstatuan disa automjete të rënda të dy firmave të ndryshme të administruara prej tyre, duke marrë materiale inerte (zhavorr) pa lejet përkatëse mjedisore, me qëllim tregtimin e tyre pa dokumentacionin tatimor përkatës.
Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare u procedua penalisht për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, shtetasi Arjan Hoxha, 47 vjeç, me detyrë inspektor i IKMT Vlorë, pasi dyshohet se nuk ka kryer kontrolle të vazhdueshme për monitorimin e territorit.
Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
