Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Skandali në ARRSH/ Sonila Qato shkarkon 11 punonjës me motivacionin “Mungesë besimi dhe paaftësi në punë”

22:40 / February 26, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Qato
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

11 punonjës dhe drejtues të Autoritet Rrugor Shqiptar janë shkarkuar nga detyra, burime për Tirananeës, thonë se mes tyre është zv.drejtori i këtij institucioni Afrim Qëndro, i cili mbanë njëkohësisht edhe detyrën e Drejtorit të Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve pranë këtij autoriteti.

Po ashtu nga detyra është shkarkuar edhe shefja e Shpronësimeve, ajo e Hartimit të Projekteve, Drejtori i Shërbimeve, Drejtori i Projekteve , përgjegjësi i Burimeve Njerëzore dhe ai i Sigurimit të Cilësisë.

Ajo që është shumë e çuditshme lidhet me faktin se të gjithë këta funksionarë janë shkarkuar në një ditë dhe me të njëjtin motivacion, mungesë besimi dhe paaftësi në punë.

Jo vetëm kaq, por të gjithë të shkarkuarit janë ndaluar ditën e nesërme të hyjnë në ambientet e punës nga badigardët, të cilët mësohet të kenë marrë urdhër nga drejtuesja e kësaj agjensie Sonila Qato.

Zonja Qato për shkarkimet e këtyre punonjësve i është referuar Kodit të Punës të vitit 1955, ndërkohë që kujtojmë që Kodi i Ri i punës së bashku me ndryshimet ka hyrë në fuqi në qershor të vitit 2015.

Tirananeës mëson se vërejtje dhe paralajmërime kanë marrë edhe një pjesë tjetër punonjësish të këtij institucione ku mund të largohesh nga puna sa hap edhe mbyll sytë.

Por duket se drejtoresha Qato nuk është e vetmja e pakënaqur, pasi vetëm pak ditë më parë qarkulloi në media lajmi së vartësit e saj nuk ishin paguar ende dhe nuk bëhej fjalë për ndonjë ngërç me buxhetin, por ish-ministrja e qeverisë “Rama 2” nuk kishte depozituar ende firmën e saj në thesar për të “zhbllokuar” lëvrimin e pagave të punonjësve. Një problem të ngjashëm Sonila Qato e ka regjistruar edhe në kohën kur drejtonte ATP-në, ku futi për pak kohë në ngërç institucionin. Megjithatë Qato ka në dorë të firmos shkarkimet, ndërsa punonjësit shumë më pak.



shkresa 2

Qato skandali
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026
View 1 Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.