Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Tropojë/ Plagos me armë bashkëfshatarin, në pranga 46-vjeçari

08:58 / June 24, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shkoder arrestohet 770x446 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 46-vjeçar është arrestuar nga policia pasi mëngjesin e sotëm ka plagosur B. K., 39 vjeç, ngjarje e ndodhur në fshatin Luzhe në Tropojë. 39-vjeçari është dërguar në spitalin e Tropojës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e  plotë të  rrethanave të ngjarjes.

“Plagosi me armë zjarri 39-vjeçarin, Policia arreston në kohë rekord autorin. Sekuestrohet edhe arma e krimit, kallashnikov.  Sot, rreth orës 07:10, në fshatin Luzhe, si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta,  shtetasi I. A., 46 vjeç, ka plagosur me armë zjarri shtetasin B. K., 39 vjeç, banues në Luzhë, i cili  është transportuar për mjekim në spitalin e Tropojës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, të cilat falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bënë të mundur kapjen dhe prangosjen e autorit, shtetasit I. A., i cili ishte fshehur në një banesë të braktisur në periferi të fshatit. Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e armës së krimit, kallashnikov me një krehër me municion luftarak. 

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale është sekuestruar edhe një armë e ftohtë thikë me të cilën dyshohet se në momentin e konfliktit të çastit, i dëmtuari ka kanosur me thikë autorin dhe më pas konflikti është përshkallëzuar në përdorimin e armës nga 46-vjeçari.  Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e  plotë të  rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Transferimi i Veliajt në burgun e Fierit, Xhafaj e Çuçi shkresë zyrtare Gogut, i kërkojnë sqarime për procedurën

21:25 / October 29, 2026

E rëndë në Tiranë/ Pacienti bie nga kati i tretë i Spitalit, ndërron jetë tek Trauma

20:51 / October 29, 2026

Këshilli i Tiranës rezolutë për transferimin e Veliajt drejt Fierit, Teliti: U rrëmbye dhe u paketua

19:46 / October 29, 2026

Masat e reja ‘qetësojnë’ protestuesit/ Protesta para Kuvendit, dhunë vetëm në sallë

16:41 / October 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.