Një aksident është shënuar paraditen e sotme në aksin rrugor Shkozet-Plepa ku dy shofere janë përplasur me njëra-tjetrën. Mësohet se të dyja drejtueset e mjeteve janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
NJOFTIMI
Më datë 24.06.2021, në orën 10:45, në aksin rrugor Shkozet-Plepa, shtetësja S. S., duke drejtuar mjetin tip “Audi” është përplasur me mjetin tip “Volksëagen” me drejtuese shtetasen B. Sh. Për pasojë janë lënduar lehtë të dyja drejtueset e mjeteve të cilat po marin ndihmë mjekësore në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
