Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Kështu kanë nisur luftërat”, gazetari që ishte në bordin e anijes britanike: Avionët rusë po na fërshëllenin mbi kokë

18:42 / June 24, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
3 640x371 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Avionët luftarakë rusë po na fërshëllenin mbi koka. Zëri i zëmëruar i topave të shurdhonte. Ekuipazhi ynë po bënte gati raketat Viper…Luftëra kanë nisur për arsye të ngjashme…”

Kështu e përshkruan Mark Nichols, editor ushtarak i Daily Mail, incidentin që u regjistrua të mërkurën në Detin e Zi mes anijes britanike dhe palës ruse. Nichols ndodhej në bordin e destrojerit britanik “Defender” kur anija u qëllua në formë paralajmërimi në Detin e Zi nga anijet luftarake ruse.

“Sapo Rojet Bregdetare Ruse hapën zjarr, marinarët britanikë nxituan të vendosnin pajisjet e tyre personale të mbrojtjes, nga frika se anija mund të merrte një goditje direkte – dhe jo vetëm të shtëna paralajmëruese,” rrëfen më tej gazetari.

Sipas tij, episodi zgjati rreth një orë ndërsa theksoi se ky rast ishte përshkallëzimi më i rrezikshëm i tensioneve midis Britanisë dhe Rusisë pas helmimeve në Salisbury, në 2018. Sulmi ndodhi në momentin kur anija britanike kaloi pranë pjesës jugore të gadishullit të Krimesë që është pushtuar nga Rusia prej 7 vitesh tashmë.

Pala ruse tha se qëlloi në formë paralajmërimi në momentin që “Defender” kaloi në ujërat territoriale të Krimesë , duke shkelur kufijtë detarë me dy milje detare.

Sidoqoftë, Perëndimi nuk e ka njohur pushtimin e Krimesë nga Rusia, dhe për këtë arsye, vendet e NATO-s i konsiderojnë ujërat e rajonit si ukrainas dhe jo rusë. Mbi të gjitha, të enjten, kryeministri Britanik Boris Johnson e përshkroi kursin e ndjekur nga anija britanike si “absolutisht të saktë” – dhe përsëriti se ai nuk e njeh aneksimin e Krimesë nga Rusia.

  • 1 640x440 1
  • 2 640x373 1
  • 4 640x368 1
  • db3fdc72 ced0 42e8 b008 a24a14d2e1a2
  • 42101501 3d3b 4a21 ba52 9fa5a7321c20
  • 7e8cace5 95a0 4bb2 b299 7031d6813464

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sulm rus me dron ndaj trenave të pasagjerëve në Ukrainë, 13 të vrarë dhe 10 të plagosur

12:59 / October 29, 2026

Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

22:49 / October 28, 2026

Britania rrit taksat për bankat për të ndihmuar qytetarët, 100 paund për rreth 20 milionë familje për faturat e energjisë

22:09 / October 28, 2026

Dejan Soskic, kandidati që mund të bëhet kryeministër i Serbisë pas fitores historike të Listës Studentore

21:51 / October 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.