Dy makina janë përplasur në aksin Levan-Vlorë dhe dyshohet se kanë shkaktuar viktima. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm. Një fëmijë që ka mbetur i plagosur po transportohet drejt spitalit.
Dy persona ndodhen ende brenda njërës makinë, por nuk dihet nëse janë gjallë apo. Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.
