Tashmë çdo gjë ka marrë udhën e vet! Këngë “Ktheju Tokës”, fituese e Festivalit në Rtsh, e këngëtares Jonida Maliqi do të përfaqesojë Shqipërinë në Eurovizion, në Izrael, këtë maj. E ftuar me këtë rast në spektaklin “Në kurthin e Piter Panit”, të Alketa Vejsiut në Tv Klan, Jonida ka publikuar edhe emrin e stilistit që është angazhuar me këtë rast.
Ai do të jetë Ardi Asllani!
Stilisti i njohur tenton për herë të parë këtë sfidë, teksa ka në karrierën e vet prej 2 dekadash suksese televizive e artistike, në shfaqje dhe programe të shumta. Me një individualitet të vetin Ardi pritet t’i “veshë” nota etnike këngës shqiptare, siç edhe pohoi këngëtarja Maliqi! Kurioziteti është i madh, pasi veshja është gjithmonë një pjesë e komentuar e paraqitjes në Eurovizion! /Bordo/