Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, ku si pasojë e përplasjes së dy mjeteve një person ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë drejt spitalit.
Aksidenti ka ndodhur pranë kryqëzimit të Borizanës, ndërkohë që Policia e cila ndodhet në vendngjarje ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.
Burime bëjnë me dije se i lënduari është jashtë rrezikut për jetën.
