Eduarti, Silvana, Anasatasia dhe Eva Gushi, do të përcillen sot për në banesën e fundit. 4 anëtarët e familjes nga Patosi, mbyllën sytë përgjithmonë mëngjesin e djeshëm, pas një aksidenti tragjik në autostradën Fier-Vlorë.
Ata kishin pak ditë që kishin ardhur nga Greqia dhe dje ishin nisur për të kaluar fundjavën në Vlorë. Rruga dhe jeta iu pre në mes nga një Audi A8 i drejtuar nga 22 vjeçari Igli Madani, që i mori përpara.
Shpejtësia e lartë dyshohet se ka qenë shkak për aksidentin që i mori jetën katër anëtarëve të familjes Gushi nga Patosi. Nga përplasja e fuqishme, mjeti Toyota është shkatërruar i gjithi, ndërsa vetë Audi ka dalë nga rruga dhe ka ecur për dhjetëra metra, ka thyer një shtyllë elektrike dhe ka përfunduar në kanal.
