Ish-trajneri i Tiranës, Nevil Dede së fundmi thekson se dy njerëzit kryesorë për kualifikimin e Shqipërisë në Europianin e vitit 2016, janë trajneri De Biazi dhe presidenti i Federatës, Armand Duka. Në emisionin Arnautistan, Dede shprehet se tekniku italian bashkoi grupin e lojtarëve, ndërsa Duka fitoi gjyqin ndaj Serbisë që ishte vendimtar.
“Dy njerëzit kryesorë që Shqipëria shkoi në Europian, ishin trajneri Gianni De Biasi dhe presidenti i FSHF Armand Duka. De Biasi bashkoi grupin, ndërsa Duka fitoi gjyqin, atë ndaj Serbisë. Bëmë mirë në Europian, ndonëse unë mendoj se mund të bënim më mirë. Futbolli ndonjëherë do edhe fat. De Biasi u shqiptarizua, bëri të gjithë për vete. Fitorja ndaj Serbisë në gjyq, ishte vendimtarja.
Unë mendoj se Shqipëria po rinovohet dhe ka të ardhme. Ka lojtarë të mirë në xhiro. Lojtarët 22 vjeç dhe poshtë mund të furnizojnë Kombëtaren. Europiani ishte një hap shumë i madh. Nuk është korrekte të them lojtarin më të mirë te Shqipëria”, u shpreh Dede.
