Detaje të reja janë zbardhur nga mbledhja e strukturave të Partisë Socialiste në Vlorë.
Sipas burimeve brenda mbledhjes, mësohet se Rama është treguar i drejtpëdrejtë me Lelin duke thënë se ai e dezertoi detyrën partiake. Më tej kryeministri është shprehur se kryebashkiaku i Vlorës, nuk ka pranuar të kandidojë si deputet për Vlorën në zgjedhjet e 25 Prillit, veç të tjerash ai i ka fikur telefonin për disa ditë.
‘Leli ka një detyrë partiake dhe dezertoi. Ne si parti menduam që Leli të kandidonte si deputet, ai dezertoi në këtë betejë. Madje në krahasim me kandidatët në Dibër, Leli nuk bëri asnjë fushatë për PS, dhe dha zero kontribute.
Teorive të konspiracionit për emërimin e Afrimit (Qëndro) si kryetar bashkie pas Lelit, nuk qëndrojnë dhe nuk kanë për të qëndruar asnjëherë. Afrimin e solla unë në Vlorë të bënte punët publike që nuk bënte Dritan Leli (…) Gjithçka në raport me Dritan Lelin, është institucionale dhe partiake, nuk kam asgjë personale. Ai dezertoi tha se nuk ka me punë me këtë familje politike.”– mësohet se ka thënë Rama.
