Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti që është regjistruar mesditën e sotme. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “21 Dhejtori” në Tiranë. Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, duke lënë të paktën dy të plagosur, një prej tyre këmbësor.
Dosja.al ju sjell pamje nga vendi ku ka ndodhur përplasja e dy makinave. Një prej mjeteve duket se ka pësuar dëme të mëdha në pjesën e parme të tij, ndërsa në rrugë ka ende mbetje të gjakut të një prej të plagosurve. Makina tjetër është dëmtuar në pjesën anësore në krahun e drejtuesit.
Në trotuar duket dhe një vajzë e trembur nga ngjarja që ka ndodhur. Nuk dihet nëse vajza është e njërës prej palëve të të aksidentuarve. Të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Nga ana e policisë së Tiranës, nuk ka ende një njoftim për këtë aksident të ndodhur.
