Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Bëjnë për spital doganierin, në kërkim dy të rinj

17:54 / June 27, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia tirane 770x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim dy të rinj të cilët kanë goditur për shkak të detyrës një agjent doganier.

Ky i fundit u dërgua në spital ku mori ndihmën e parë dhe më pas u largua në shtëpi.

Sakaq, janë arrestuar shtetas të tjerë për vepra të ndryshme penale.

NJOFTIMI

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” të shtetasit: B. L., 35 vjeç, pasi në bashkëpunim dhe me Forcën e Posaçme “Shqiponjat” gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në pronësi të këtij shtetasi dhe të 9 klientëve të konstatuar aty (të proceduar në gjendje të lirë) u gjetën dhe u sekuestruan sasi me lëndë narkotike kanabis.

Po nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. A., 39 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0. 58 mg/l, nuk i është bindur urdhërit të sherbimeve të Policisë për të ndaluar. Gjithashtu, nga kontrolli fizik i ushtruar, Forca e Posaçme “Shqiponjat” gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. K., 49 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë ndalimi i shtetasit E. Sh., 22 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimim në flagrancë të shtetasve:

E. S., 31 vjeç, pasi ka aksidentuar biçiklistin shtetasin Q. H., 61 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

E. Ç., 36 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

Më datë 26.06.2021,  u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasve L. Ç., 32 vjeç dhe J. V., 23 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për shkak të detyrës, kanë goditur me sende të forta shtetasin M. A., 41 vjeç, me detyrë agjent doganier, i cili pas mjekimit në spital u largua për në banesë.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Drejtoria e Burgjeve transferon Erion Veliajn nga Durrësi në Fier

12:10 / October 28, 2026

Plagosje me armë zjarri dhe shpërthim me eksploziv brenda pak orësh në Tiranë

10:04 / October 28, 2026

Vodhi kasafortën 400-kilogramëshe me bizhuteri, “skifteri” shqiptar: Isha i droguar

21:19 / October 27, 2026

Detaje nga plagosja në Shkodër/ Këngëtari u qëllua teksa po pinte kafe, u dërgua me urgjencë në spital

12:25 / October 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.