Babis Anagnostopoulos i cili vrau disa javë më parë bashkëshorten e tij Caroline Crouch në Greqi mendohet se gjithashtu është i përfshirë në vrasjen e fqinjit të tij Stavros Dogiakis. ”Greekcitynews” shkruan se mund të ketë një lidhje mes tij dhe vrasjes së 53-vjeçarit që u gjet i vdekur një javë më parë.
Stavros Dogiakis, pronari i tavernës “Kritikos” që ndodhet në periferi të Kantza, u gjet i vdekur të Martën e 22 Qershor-it, me fytyrë poshtë, me një plumb në kokë dhe në kraharor. 53-vjeçari ishte zhdukur që nga 21 qershori, nga Glyka Nera.
Policia fillimisht besoi se vdekja e tij ishte vetëvrasje, por më pas u shtuan dyshimet për vrasje pasi, ai kishte plagë arme në kokë dhe në gjoks. Dogiakis ishte një fqinj i çiftit në Athinë dhe ata ishin klientë në rrjetin e tij të restoranteve.
Dogiakis u zhduk në mënyrë të mistershme në 21 qershor pasi kishte shkuar në një dasëm. 53-vjeçari i kishte lënë një letër të vëllait ku i linte të gjithë trashëgiminë e tij. Ngjarja mobilizoi autoritetet në kërkimin e tij ku fatkeqësisht pas 48-orësh u gjet i vdekur. Trupi u gjet në një pyll me dy plumba, ku njëri ishte qëlluar në kraharor dhe tjetri në kokë.
