Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në një zonë me shkurre në Ksamil, por që rrezikoheshin edhe banesat. Për fat të mirë flakët janë shuar, ndërsa mësohet se zjarri mund të ketë rënë nga pakujdesia.
Menjëherë sapo u raportua vatra e zjarri shkuan forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur vënien në kontroll të flakëve.
Nga flakët u dogjën vetëm ferra dhe bar.