Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Haradinaj në Tropojë, shkon në shtëpinë ku qëndronte me vëllain që ra dëshmor

20:53 / June 28, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
haradinaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas pritjes në qendër të Bajram Currit, kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka vazhduar me vizitë në Spitalin “Isa Zllami”. Aty ka mbajtur fjalim para stafit dhe ka ndarë medalje për spitalin si dhe për mjekun e ndjerë Dr. Sokol Sulo.

Ndër të tjera, ai e ka përshgkruar si më emocionuesne vizitën ku gjatë organizimit të luftës, ka qëndruar së bashku me të vëllain Luanin, tani Hero i Kombit. Ai ka pirë ujë edhe te kroi ku kishte pirë bashkë me të.

Haradinaj ka ndarë medalje “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” edhe për familjen e Binak Ali Mulosmanit dhe familjen Bajraktari.

Kujtojmë se Haradinaj është shpallur qytetar nderi në Tropojë, në vitin 2008, pas lirimit nga Haga për herën e parë dhe është shumë popullor atje.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Në vazhdim të vizitës në Rrethin e Tropojës, kam bërë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të këtij rrethi.

Gjithashtu kam ndaluar te disa monumente që simbolizojnë dhe ruajnë pjesë të rëndësishme të historisë së shqiptarëve në tre shekujt e fundit, Spitalin “Isa Zllami” që ishte adresë e trajtimit të qindra luftëtarëve të UÇK-së, Kullën e Binak Alisë, që shërbeu si gjykatë dhe kuvend në të cilën u morën shumë vendime të rëndësishme, Kullën ku u lind e u rrit Heroi Kombëtar Mic Sokoli, që shpërfaq dëshmi të shumta të rezistencës kundër pushtuesve dhe Lapidarit në Rrugën e Gashit që i kushtohet kuvendeve, betejave dhe kryengritjeve që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit.

Kam vizituar edhe shtëpinë e të ndjerit Hamdi Bajraktari, që ka vlerë të madhe emocionale për mua, ku takuam të shoqen e Hamdiut, Bardhen, të birin Agronin dhe familjarë të tjerë. Gjatë organizimit të Luftës Çlirimtare, kjo shtëpi ishte strehë dhe sofër për mua e për vëllain tim Luanin, por edhe shumë luftëtarë të lirisë. Evokuam shumë kujtime të ditëve më të lavdishme dhe piva ujë në kroin ku kemi pirë bashkë me Luanin.

Për kontribut të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare shqiptare, kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”, për familjen e prijësit dhe gjykatësit popullor Binak Ali Mulosmani, familjen e atdhetarit Brahim Shpend Bajraktari, Dr. Sokol Sula (post mortem) dhe Spitalin “Isa Zllami”.

Falënderoj kryetarin e Bashkisë së Tropojës z. Rexhë Byberi për pritjen. Falënderoj secilin tropojan që në çdo vizitë, më bëjnë të ndjehem si në shtëpinë time!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Autobusi me turistë përmbyset në rrugë, 5 të vdekur dhe 40 të plagosur në Zvicër

19:00 / September 11, 2026

Kosovë, tjetër dështim për konstituimin/ Shtyhet seanca, nuk ka dakordësi për nënkryetarët

18:38 / September 11, 2026

Ministrja Spahiu merr detyrën: Prani besnike në çdo institucion të sistemit shëndetësor

17:59 / September 11, 2026

Administrativja urdhëroi zhbllokimin e pagave për GJKKO-në dhe Durrësin, Rama: Veproi me “shpejtësinë e skëterrës” për rrogat e veta! Dyert e Thesarit i hap vetëm Kuvendi

16:40 / September 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.