Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Shqiptari Gjokë në median amerikane, akti i mirësisë së komunitetit San Diego: T’i gjejmë një punë

13:14 / June 29, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjoke shba e1624959199356
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Edhe kur dy njerëz flasin gjuhë të ndryshme, nuk nevojiten fjalër për të kuptuar një akt mirësie. Kështu e nis shkrimin e saj media amerikane CBS8 teksa flet për Michelle, një grua e cila rastësisht takoj të pastrehun Joc (shqip: Gjokë) poshtë një urë në La Mesa të Kalifornisë.

“Unë e pashë këtë zotëri, të pastrehë. Ai është njeri i mirë. Zemra ime u prek dhe thjesht ndjeva këtë nevojë për ta ndihmuar”, rrëfen Michelle Margott.

7887b47b 936a 476c a3d6

Ajo rrëfen se nuk e duronte dot mendimin që pranë vendit ku ajo jetonte një jetë me fat dikush ishte i uritur. ” Nisa ti sjell mëngjesin dhe darkën, vakte të gatuara në shtëpi”, thotë ajo. Më pas ajo vijoi ndihmën e saj, ku një xhaketë, një palë këpucë, një deodorat, një furçë dhëmbësh, batanije etj.

Gjoka, apo Joc siç i thotë Michelle dhe bashkëshorti i saj është nga Shqipëria dhe nuk flet anglisht dhe kjo i ka shtuar Michelle kuriozitetin për të mësuar shqipen. Madje për këtë gruaja shkarkoi një aplikacion për përkthimin e gjuhës në telefonin e saj. Ishte vetë ajo që kontaktoi median amerikane CBS8 lidhur e rastin e Gjokës, pasi kërkoi të dinte më shumë rreth historisë së tij dhe ta ndihmojë të gjejë një punë.

33418f30 d69e 4592 b09d

Michelle thotë se nuk e ka parë kurrë Gjokën të kërkojë para nga kërkush. “Ka diçka të mirë tek ai njeri, nuk e shoh të pijë alkool, ai pastron çdo ditë kampin e tij të vogël”, vijon gruaja. I gjithë komuniteit në San Diego të Kalifornisë është bërë bashkë për të ndihmuar Gjokën, i cili vijon të buzëqeshë dhe flasë shqip me gëzim. “Ai dëshiron të jetojë, thjesht ka një pengesë gjuhësore”, thotë Michelle e cila dhe vetë dikur ka qenë e papunë dhe thotë se çdo kush meriton një shans të dytë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Drejtoria e Burgjeve transferon Erion Veliajn nga Durrësi në Fier

12:10 / October 28, 2026

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.