Një zjarr i madh ka rënë në një biznesi, mes rrugës “Kthesa e Kamzës” dhe “Doganës” në Tiranë.
Përreth është ngritur një re tymi, ndërsa shtëllunga të mëdha po dalin vazhdimisht nga dera e biznesit të përfshirë nga flakët.
Sipas burimeve paraprake thuhet se biznesi i përfshirë nga flakët operonte me pajisje elektroshtëpiake.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 29.06.2021, rreth 12:30, tek Casa Italia, ka rënë zjarr në një magazinë me materiale ndërtimi në pronësi të shtetasit F. Ç.
Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje dhe bënë të mundur fikjen e zjarrit, ku ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit
