Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Policia rindërton skemën e masakrës në Velipojë, ja si filluan të shtënat mes familjeve Ferracaku dhe Gocaj

17:08 / June 29, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia shkoder 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga pamjet e kamerave të sigurisë në ambientet e Hotel Gocaj ku ndodhi masakra në Velipojë dhe nga dëshmitë e personave të ndryshëm, policia ka mundur të rindërtojë dinamiken e përplasjes me armë që përfundoi me 4 të vrarë. Burime nga policia thane se debati kishte nisur të shtunën pasdite në zonën e plazhit, pasi familja Ferracaku kishte leje për shfrytëzimin e zonës së plazhit ku punonte familja Gocaj.

Më pas, në mbrëmje, 6 anëtarë të familjes Ferracaku, mes të cilëve Kujtimi, vëllai i tij Hasani, tre djemtë e këtij të fundit dhe nipi i tyre Mirlind Dyli, shkuan në hotelin në pronësi të familjes Gocaj për t’u sqaruar. Nga  pamjet e kamerave të sigurisë, duket që 6 anëtarët e familjes Ferracaku janë ulur në ambientet e jashtme të hotelit dhe aty i është bashkuar edhe Edmond Gocaj. Biseda është acaruar dhe në tavolinë ka nisur një debat i ashpër.

Në këtë moment, pjesëtarët e familjes Ferracaku e kanë porositur kamarierin Musaeni Zenelin për një kafe. Në momentin që ai po largohej, burimet nga policia bëjnë të ditur se Kujtim Ferracaku ka nxjerrë pistoletën dhe ka që me një plumb në kokë Edmond Gocajn.

Burime nga blutë e Shkodrës bëjnë të ditur se vëllai tjetër, Xhovani Gocaj, ka qenë në makinë dhe kur ka parë skenën ka marrë kallashnikovin dhe ka vrarë Kujtim Ferracakun. Situata ka dalë jashtë kontrollit. Mes të shtënave të armëve, Xhovani ka plagosur edhe Hasan Ferracakun dhe Mirlind Dylin, ndërsa ata janë kundërpërgjigjur duke vrarë Xhovanin dhe kamarierin.

Kjo dinamikë konfirmohet edhe nga këqyrja e trupave të viktimave. Edmond Gocaj ka një plumb në koke. Kujtim Ferracaku ka 3 plumba kallashnikovi ne kraharor, ndërsa Xhovani dhe Musaeni janë qëlluar nga plumba pistolete, të cilat dyshohet se janë qëlluar nga djemtë e tjerë të fisit Ferracaku, që janë në arrati. Sipas burimeve nga grupi hetimor, në konfliktin që përfundoi në vrasjen e shumëfishtë, u përdorën 1 kallashnikov dhe dy pistoleta, një TT dhe një miniglok 7.65 mm.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Drejtoria e Burgjeve transferon Erion Veliajn nga Durrësi në Fier

12:10 / October 28, 2026

Ambasadorja e BE në Tiranë takim me Ballën në Kryesinë e Kuvendit 

12:05 / October 28, 2026

Dhuna në Francë, gjobë deri në 10 mijë euro/ Senati miraton projektligjin kundër vandalizmit

11:27 / October 28, 2026

Legalizimi i banesës, si të merrni faturën e truallit online dhe kush përfiton deri në 100% ulje

11:21 / October 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.