Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Lezhë-Shëngjin.
Mësohet se një automjet është përplasur me një motoçikletë dhe si pasojë i plagosur ka mbetur një person.
Mësohet se i plagosuri, Gjergj Gjoni, banues në fshatin Balldre të Lezhës, është drejtuesi i motoçikletës, i cili është dërguar në spitalin e Lezhës, por ende nuk dihet gjendja e tij.Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme.