Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zëri i Amerikës raporton për protestëm para parlamentit

21:52 / February 26, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
2B29AA39 E990 4F90 9EB9 FD961782F1AE cx1 cy0 cw96 w1023 r1 s 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Shqipëri, u mbyll pas tre orësh protesta e organizuar nga opozita para parlamentit, ku deputetët e shumicës së majtë, i dhanë fund seancës së pasditës. Protesta u shoqërua me momente të forta tensioni. Policia përdori gaz lotsjellës, pasi një grup manifestuesish tentuan të çajnë kordonin e krijuar me një numër të madh forcash në hyrjen kryesore të oborrit të Parlamentit. Prania e OSBE-së në Tiranë, reagoi duke deklaruar se “dhuna nuk është përgjigjja për problemet e Shqipërisë”.

2B29AA39 E990 4F90 9EB9

Mbledhja e seancës së sotme u bë e ditur gjatë paradites. Vendimi erdhi i pritur, duke qenë se sipas programit, ajo ishte parashikuar për të enjten, ditë kur dhe opozita kishte paralajmëruar protestën e saj. Ndërsa afrimi i seancës u pa si një përpjekje për të shmangur pikërisht manifestimin e së enjtes, kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, tha se mbledhja e parlamentit për ditën e sotme u bë për shkak se enjtja është ditë pushimi.

06529F0F 9895 468E 8B80 B9B7E61D0EFC w650 r1 s

Opozita menjëherë reagoi duke deklaruar se shumica po vepron sipas saj jo vetëm sikur parlamenti të jetë privat, por dhe të mblidhet në ilegalitet. Drejtuesit e saj bën të ditur se i kanë bërë thirrje mbështetësve të tyre, por dhe qytetarëve të thjeshtë që të mblidhen në protestë para parlamentit pasdite.

Tensionet u vunë re që në momentet e para, ndërsa deputetët socialist dhe anëtarët e kabinetit qeveritar, po hynin në mjediset e parlamentit. Grupe protestuesish tentuan t’i pengonin dhe disa prej tyre arritën të kalonin vetëm falë ndërhyrjes së policisë. Më pas drejt oborrit të parlamentit, i rrethuar nga një numër i madh forcash policie, u hodhën tymuese, shashka e flakadanë. Të ndodhur mes manifestuesve, drejtuesit e opozitës, mbajtën fjalime të njëpasnjëshme. “Nuk do të ketë më asnjë minutë paqe me qeverinë që i ka shpallur luftë demokracisë e kushtetutës, me qeverinë e banditëve që i shpalli luftë popullit”, deklaroi kryetari demokrat Lulzim Basha, duke shtuar se “ne jemi sot këtu, me një mesazh të qartë e të prerë në emër të opozitës, që është mesazhi i shumicës dërrmuese të shqiptarëve, të djathtë e të majtë: Edi Rama, ora e së vërtetës ka ardhur dhe koha për fjalë ka mbaruar”.

19518F4C C089 4FA2 AD01 5B1C9C53EA93 w650 r1 s

U duke se gjithshka po shkonte qetësisht, kur grupe manifestuesish ju afruan me pas kordonit të policisë në hyrje të parlamentit, dhe tentuan ta çajnë atë. Pas disa minutash rezistencë, policia ndërhyri duke përdorur gazin lotsjellës. Protestuesit u tërhoqën për pak kohë . Ata I vunë flakën një gome makine, dhe më pas ju afruna sërish hyrjes së parlamentit. Policia përdori sërish gazin lotsjellës, ndërsa në radhët e para u shfaqën forcat speciale me skafandra dhe mburoja plastike. Grupe protestuesish nisën të hedhin drejt tyre sende të forta e gurë, ndërsa një valë tjetër gazi lotsjellës mbuloi të gjithë zonën. Mbështetësit e opozitës u tërhoqën duke ruajtur një distancë prej disa dhjetra metrash nga policia, ndërsa nuk u shënuan më përplasje të tjera me policinë. Qëndrimin e policisë, zoti Basha e cilësoi si “një akt lufte që kryeministri Rama i shpalli qytetarëve”.

Me përfundimin e seancës së parlamentit, ku u votuan mes të tjerash, dy ligje që kanë të bëjnë më strukturën e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, dy organet e reja të parashikuara nga reforma në Drejtësi, edhe opozita mbylli protestën e saj.

Nga oborri i selisë së Partisë Demokratike, zoti Basha deklaroi se që sot e tutje, opozita nuk njeh më jo vetëm qeverinë dhe parlamentin por as policinë. Mosbindja civile do të shtrihet nga Jugu në Veri. Të bashkuar si asnjëherë shqiptarët vazhdojnë betejën e tyre”, u shpreh zoti Basha. Në dalje nga parlamenti, zëvendës kryeministri Erion Braçe deklaroi se aktet e dhunshme të opozitës janë “cënim i integritetit kushtetues të një institucioni kushtetues. Pas kësaj vjen ligji”, u shpreh ai.

Nuk ka vonuar dhe reagimi i parë i përfaqësuesve të komunitetit ndërkombëtar. “Dhuna nuk është përgjigjja për problemet e Shqipërisë. Ne e dënojmë sërish nxitjen politike të dhunës dhe bëjmë thirrje për vetëpërmbajtje dhe përgjegjësi. Të protestuarit është një akt demokratik, por djegia e gomave, përdorimi i shashkave dhe çarja e kordonëve të policisë për të sulmuar një institucion publik, dhe veçanërisht zemrën e demokracisë, nuk janë të tillë”, theksoi në një deklaratë zyra e OSBE-së në Tiranë, duke shtuar se “po ashtu, e nxisim policinë të reagojë në mënyrë përpjestimore”.

Gazlotsjelles parlament proteste ZeriAmerikes
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kushte të qëndrueshme dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për këtë të shtunë

08:00 / June 6, 2026

Gonzato u shfaq në protestë, reagon delegacioni i BE-së: E vërteta me ambasadorin

22:21 / June 5, 2026

Kombëtarja mbyll përgatitjet, titullarin më të vlerësuar e zëvendëson Myrto Uzuni

21:37 / June 5, 2026

35-vjetori i PS në Vlorë/ Rama mbledh socialistët në Sheshin e Flamurit: Investimi 4 miliardë dollarë në Zvërnec do të jetë bekim për gjithë Shqipërinë

20:40 / June 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.