Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Aishe Haklaj: Në 2006 i dërguam letër SHBA-ve, sot mund të jetë pjesë e dokumenteve për shpalljen e Berishës ‘Non Grata’! Ja çfarë shkruhej në të

23:04 / June 30, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berishasali2 590x354 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Aishe Haklaj ka zbuluar për herë të parë për Report Tv se në vitin 2006, kur familja e saj ndihej e kërcënuar nga Sali Berisha, që tashmë kishte rimarrë pushtetin, i kanë dërguar një letër Ambasadës së SHBA-së. Në këtë letër, ajo ka zbuluar se i kërkonte SHBA-së ndihmë, teksa kishte renditur të gjitha krimet që Beosha sipas saj i kishte bërë familjes Haklaj, Kjo letër, ajo thotë se ndoshta mund t’i ketë shkuar DASH, që kanë mbërritur deri te vendimmarrja për ta shpallur non grata?

“Unë po e shikoj me shumë optimizëm qëndrimin e ambasadores amerikane Juri Kim sepse në 2006-n, kur Sali Berisha doli sheshit, kur e mori pushtetin edhe njëherë dhe na dha dorën e fundit, u detyruam të largohemi, bëri ato që bëri kundër familjes sonë, ne përveç mediave, sepse shteti nuk po reagonte, as i majti as i djathti, për arsyet që unë i thashë, iu drejtuam edhe Ambasadës Amerikane në atë kohë, në 2006-n, dhe besoj se mund të jetë ndonjë dokument të cilin atje e kemi dërguar. Ambasadore amerikane ishte atëherë Marsi Ris. Dhe i kemi përmbledhur të gjitha. Një material ku i drejtoheshim për ndihmë, për krimet shtetërore të Sali Berishës që po bënte ndaj familjes sonë. Dhe akuzonim nga fillimi deri në fund Sali Berishën dhe shtetin e kriminalizuar të tij. Ky material mund të jetë pjesë e atij grumbulli materialesh dhe nga ambasada mund t’i ketë shkuar Departamentit, që ka ardhur te vendimmarrja për ta shpallur non grata? Ne nuk e dimë, por që atëherë ne kemi pritur. Nuk ishte diçka e papritur. Kisha një shpresë te natyra, thashë, dhe kisha një shpresë që secili do të japë llogari për veprimet e tij të jetës, secili, jo vetëm ai, por secili prej nesh një ditë do të japë llogari për veprimet e tj të jetës. Dhe ajo ka filluar, mendoj unë. Dhe kam shumë besim te shteti amerikan dhe tek ambasadorja Juri Kim sepse më duket një ambasadore shumë aktive, e cila po godet vërtet aty ku duhet sepse drejtësia është ajo që mund t’i japë një drejtim tjetër vendit tonë, sepse vërtet vendi ynë është mjaft i bukur”, tha Aishe Haklaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Autobusi me turistë përmbyset në rrugë, 5 të vdekur dhe 40 të plagosur në Zvicër

19:00 / September 11, 2026

Kosovë, tjetër dështim për konstituimin/ Shtyhet seanca, nuk ka dakordësi për nënkryetarët

18:38 / September 11, 2026

Ministrja Spahiu merr detyrën: Prani besnike në çdo institucion të sistemit shëndetësor

17:59 / September 11, 2026

Administrativja urdhëroi zhbllokimin e pagave për GJKKO-në dhe Durrësin, Rama: Veproi me “shpejtësinë e skëterrës” për rrogat e veta! Dyert e Thesarit i hap vetëm Kuvendi

16:40 / September 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.