Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Kosovë/ Memli Krasniqi zgjidhet kryetar i PDK-së

14:18 / July 3, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Memli Krasniqi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Memli Krasniqi është zgjedhur sot Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, me votim të hapur. Ai ka qenë kandidati i vetëm për këtë pozitë.  Krasniqi ka fituar votëbesimin e shumicës së delegatëve për të udhëhequr me PDK-në për katër vitet e ardhshme. Dhe kundër tij kanë votuar vetëm shtatë delegatë. Gjatë fjalimit në Konventën e PDK-së , Krasniqi  tha se asgjë e madhe dhe e rëndësishme nuk ka ndodhur pa PDK-në

“Partia Demokratike e Kosovës është partia që ka bërë transformimin më të madh në historinë e Kosovës. Asgjë e qëndrueshme, e madhe dhe e rëndësishme nuk ka ndodhur pa PDK-në. Nëse ka pasur zhvillim, investim, arsim, e rritje të mirëqenies, kjo ka qenë periudha jonë në qeverisje nga 2008 deri në 2017. Ky është rrëfimi ynë i vërtetë dhe këtë e dinë qytetarët. Nuk do të lejojmë që këtë rrëfim ta shtrembërojnë dhe ta errësojnë të tjerët, sepse është i qartë si drita. I matshëm, i prekshëm, real dhe diçka që e ka përjetuar dhe prekur secili”, ka thënë ai.

Ai përmendi dhe qeverinë “Kurti”, për të cilën tha se po e rrezikon perspektivën e qytetarit dhe të shtetit të Kosovës.

`“Sot, për fat të keq, të gjitha këto arritje po rrezikohen me qëllim të keq, nga mentaliteti mohues dhe mosmirënjohjes i qeverisjes aktuale, duke e rrezikuar edhe vetë perspektivën e qytetarit dhe shtetit të Kosovës”, ka thënë Krasniqi.

Për shumë vite ai është marrë me muzikë dhe ka punuar në projekte të ndryshme muzikore, kryesisht si tekst-shkrues dhe si anëtar i grupit “Ritmi i Rrugës”. Rrugëtimin politik e ka filluar nga viti 2004

Kosovë Memli Krasniqi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës?

10:58 / October 26, 2026

Baza ushtarake të afta të mbijetojnë 90 ditë pa furnizime të jashtme, SHBA harton planin e ri

10:53 / October 26, 2026

Pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet parlamentare në Serbi, 15% më shumë se tre vite më parë

16:43 / October 25, 2026

Çfarë presin banorët e veriut të Kosovës nga zgjedhjet në Serbi?

15:38 / October 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.