Si aksion filmash por në fakt ka ndodhur vërtetë në qytetin e Lezhës. Një automjet që po lëvzite në drejtim të Tiranës është qëlluar me armë zjarri nga një makinë tjetër, po që fatmirësisht nuk ka pasur viktima.
Në makinën që qëlloi ishin dy persona, ndërsa mjeti është larguar me shpejtësi. Policia ka mbërritur në vendngjraje për të zbuluar rrethanat e ngjarjes.
News 24 raporton se në mjetin që u qëllua ishin dy punonjës të bashkisë së Lezhës
NJOFTIMI I POLICISE
Lezhë – Informacion paraprak
Sot, rreth orës 09:50, në autostradën Lezhë – Milot, pranë fshatit Tresh është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti ku udhetonin 2 shtetas, nga persona të paidentifikuar nga një mjet tjeter.
Nuk ka asnjë person te lenduar, por vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor e është në vendngjarje dhe forcat policore po kryejnë të gjitha veprimet për zbardhjen rrethanave dhe ndalimin e autorëve.
Janë shoqëruar disa persona, dëshmitarë okularë, ndersa po kontrollohen kamerat prane vendngjarjes si dhe janë ngritur pika kontrolli.
