Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Parlamenti i Nxënësve të Shqipërisë kundër akteve të dhunës në protestë, thirrje prindërve të tregojnë kujdes

17:39 / October 18, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
213
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Parlamenti i Nxënësve të Shqipërisë u bën thirrje të rinjve, nxënësve të shkollave dhe studentëve të distancohen nga aktet e dhunshme duke ruajtur karakterin paqësor të protestës dhe duke nxitur dialogun, maturinë dhe angazhimin e përbashkët për garantinimin e të drejtave dhe përmbushjen e kërkesave të tyre.

“Parlamenti i Nxënësve të Shqipërisë nuk bie dakord me asnje akt dhune, kërcënimi apo provokimi, pavarësisht se nga kush ushtrohet. U bëjmë thirrje nxënësve dhe studentëve që të ruajnë karakterin paqësor të protestave dhe të shmangin çdo veprim që mund të rrezikojë sigurinë e tyre apo të personave te tjerë, si dhe të shmangin ushtrimin e dhunës apo dëmtimin e institucioneve dhe pronës publike e private”, citon deklarata e Parlamentit të Nxënësve duke kërkuar vëmendje të veçantë në mbrojtjen e të drejtave të të miturve.

Më tej, në reagimin e Paramentit të Nxënësve të Shqipërisë, u kërkohet prindërve të forcojnë komunikimin me fëmijët lidhur me mbrojtjen dhe sigurinë e tyre personale:

“U bëjmë thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjore që të tregojnë vëmendje, të mos i lejojne të miturit të bëhen pjesë e përplasieve fizike dhe të komunikojnë me fëmijët e tyre lidhur me sigurinë personale dhe rëndësinë e pjesëmarrjes së përgjegishme në jetën qytetare. Në këte moment, nevojitet më shumë dialog dhe më pak përplasje. Mbështesim dialogun si proces që mundëson dëgjimin, shqyrtimin dhe adresimin e problematikave”.

Parlamenti i Nxënësve të Shqipërisë është organi përfaqësues i qeverive të nxënësve në nivel kombëtar, me qëllim forcimin e pjesëmarrjes aktive të qeverisë së nxënësve të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme të Shqipërisë në proceset e vendimmarrjes dhe në rritjen e cilësisë së procesit arsimor.

Parlamenti përbëhet nga 140 nxënës përfaqësues të zgjedhur nga e gjithë Shqipëria.

nxenesve parlamenti prinderve shqiperise thirrje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestuesit dhunojnë një qytetar, i vijnë në ndihmë drejtuesja e Policisë Bashkiake dhe efektivët

17:59 / October 18, 2026

Dy në pranga dhe dy në kërkim për vrasjen e 48-vjeçarit në Gjirokastër

21:18 / October 16, 2026

Zjarr masiv pranë pyllit të Semanit, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

20:49 / October 16, 2026

Polici i plagosur, në gjendje stabël/ Mjekët: Operacioni me sukses, ndodhet në reanimacion

11:51 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.