Vetëm 5 minuta i kanë mjaftuar Danimarkës që të kalojë në avantazh 1-0 përballë Çekisë e vlefshme për çerekfinalen e Kampionatit Europian.
Start spektakolar i danezëve që gjejnë rrugën e rrjetës me mesfushorin Delaney. Pas një harkimi nga këndi, i pashqetësuar brenda zonës, ai ka goditur saktë me kokë, duke tundur rrjetën.
Ky është goli më i shpejtë gjatë çerekfinaleve të “Euro 2020”.
