Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Meta dekoron me ‘Mjeshtër i Madh’ 6 gazetarë sportiv

20:03 / July 3, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
meta 1 1024x682 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gazetarëve Sportivë, Presidenti Ilir Meta vlerësoi me anë të një ceremonie solemne disa gazetarë të spikatur sportivë për kontributet dhe meritat e tyre profesionale në pasqyrimin e garave dhe ndeshjeve sportive.

Presidenti Meta dekoroi Bashkim Tufën “Në vlerësim të kontributeve dhe punës së palodhur prej gazetari profesionist dhe si kryeredaktor i gazetës ‘Sporti Shqiptar’, duke botuar denjësisht veprimtaritë sportive dhe duke promovuar sukseset e sportit shqiptar.”

Moisi Dalipaj “Me mirënjohje ndaj kontributit dhe vlerave të spikatura në pasqyrimin e veprimtarive sportive, si dhe për promovimin e figurave të shquara të sportit vlonjat dhe atij kombëtar, duke u dalluar si komentator sportiv i rrallë në ‘Radio Tirana.’”

Ymer Striniqi (pas vdekjes) me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, me motivacionin: “Në shenjë vlerësimi për kontributin e shquar si gazetar, komentator i shkëlqyer i ndeshjeve të futbollit nga qyteti i Shkodrës duke shërbyer si një arkivë e pasur historike e futbollit shqiptar.”

Frederik Fico (pas vdekjes)“Me mirënjohje për kontributin e shquar si komentator i spikatur dhe profesionist në pasqyrimin e ndeshjeve kombëtare dhe ndërkombëtare të futbollit në vendin tonë.”

Xhevdet Zekaj “Në shenjë vlerësimi për kontributin e spikatur si pedagog, gazetar dhe analist sportiv, me një karrierë të suksesshme në pasqyrimin me vërtetësi të problematikave në sport, duke ndikuar në rritjen pozitive të debatit profesional dhe duke promovuar vlerat edukuese dhe qytetare.”

Si dhe Sotir Seferaj “Me mirënjohje shtetërore për kontributet e dhëna në sportin e futbollit, si sportist, trajner dhe publicist dhe si autor i disa librave me karakter historik e monografik, duke ri sjellë në kujtesën e sportdashësve, personalitete të çmuara dhe legjenda të paharruara të futbollit shqiptar.”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane: Trazirat e dhunshme nuk kanë vend në angazhimin qytetar

22:46 / October 16, 2026

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura pret në takim ambasadorin amerikan Eric Wendt

22:34 / October 16, 2026

Bashkia e Shkodrës në flakë, godina s*lmohet me molotovë nga disa persona të maskuar

22:14 / October 16, 2026

Klevis Balliu përfundon në Lanë, filmohet i qullosur duke dalë me vrap

21:55 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.