Një aksident me motor ka ndodhur në fshatin Kamçisht të Lushnjes.
Raportohet se K. Ll., 22 vjeç, banues në Zhym, duke drejtuar motorin tip “Dayang” ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar pasagjeri që kishte me vete, R. S., 24 vjeç, banues në Gjazë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve
Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
