Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

(Foto) Dukagjini i Matit thesar i historisë dhe natyrës shqiptare

21:20 / July 4, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1 4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Abdulla Diku

Fshati Dukagjin i Matit, veçanërisht lagjja Msuq, pothuajse e braktisur nga banorët, megjithëse burimet natyrore janë me shumicë.

Një masiv gështenjash prej gati 300 ha mbulon kodrat nga ana jug-lindore e fshatit.

Në veri gjenden dy kanione të thella, monumente natyre: ai i Flimit dhe i zallit të Kurbneshit.

Pavarësisht se lagja është krejt e vogël, aty gjenden edhe sot rrënojat e tre kishave: ajo e Shënkollit (Shën Nikollës), Shëntotrit (Shën Teodorit) dhe e Shëmrisë (Shën Marisë). Madje, tek rrënojat e kishës së Shën Teodorit banorët edhe sot e kësajë dite shkojnë dhe e vizitojnë si një “Vend i mirë”.

Nuk ka ndonjë studim se kur ka filluar dhe ndaluar aktiviteti kishtarë këtu, por fakti që në një distancë prej më pak se 1 km gjendeshin tre kisha, bën të mendosh se zona ka qene e rëndësishme dhe popullsia shumë e madhe.

2 2

Nëpër gurë duken sikur janë stampuar edhe gjurmë kafshësh, duke e bërë më intrigues edhe udhëtimin këtu.

Ndoshta nuk ishte aspak rastësi që edhe kuvendi i madh dhe historik i Dukagjinit (1601-1602) u mbajt pikërisht këtu.

Pak më poshtë fshatit, gjenden shpellat e famshme të Bruçit, të cilat i përkasin periudhës së Neolitit të Hershëm dhe Paleolitit të sipërm (6500-12000 vjet më parë).

Me gjithë potencialit e madh turistik që ka zona, asgjë nuk është bërë në këtë drejtim. Madje edhe rrugën e makinës, banorët e kanë hapur vetë.

3 2

Gjithsesi, mbetet një zonë e jashtëzakonshme për t’u vizituar pasi përveç natyrës (kanioneve 200 metra të thella), shpellave dhe burimit të Shturresë pak më poshtë, masivit me gështenja natyrore etj. zona ka plot edhe nga aspektet kukturore (vendbanimet e hershme në Shpellat e Bruçit, rrënojat e kishave, kullat tradicionale me gurë, por edhe traditat kulturore këtu.

4 1

dukagjini matit thesar
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Molotovi djeg policin/ Kolegët e shuajnë zjarrin në trupin e tij

18:31 / October 17, 2026

Protestuesit i vënë flakën murit rrethues të godinës së Autoritetit të Sigurisë Kibernetike

17:55 / October 17, 2026

Protestuesit fusin një automjet në bulevard, e shkatërrojnë dhe i vënë flakën. Policia tërhiqet me shpejtësi

16:55 / October 17, 2026

“Thirrje të dhunshme në rrjetet sociale”, Hita: Policia do veprojë me forcën e ligjit. Ç’thotë për plumbat e gomës

16:47 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.