Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Kanada/ 36-vjeçari shqiptar ndërroi jetë, mobilizohet komuniteti shqiptar

11:34 / July 5, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kreshnik kanada
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreshnik Cermjani, 36-vjeçar nga Kosova, ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti me një veturë, derisa ishte me motoçikletë me bashkëshorten e tij, Ermirën, në Calgary të Kanadasë.

Sipas të dhënave të fundit, Ermira është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe aktualisht është duke u trajtuar në spital. Lajmin e ka konfirmuar në Facebook, Shoqata Shqiptaro- Kanadeze e Calgary-t. “Me keqardhje të thellë e të lënduar shpirtërisht lajmërojmë se Kreshnik Cermjani, një nga pjesëtarët më aktivë të komunitetit tonë, vëllai i anëtarit të bordit të Shoqatës Shqiptaro- Kanadeze të Kalgarit (Albanian-Canadian Association of Calgary) Debatik Cermjani, është përfshirë në një aksident me motor dhe fatkeqësisht ka ndërruar jetë. Ngushëllimet më të sinqerta mikut tonë, Debatik, për humbjen e parakohshme të vëllait si dhe familjes së të ndjerit në emër të shoqatës dhe komunitetit tonë. Në aksident e lenduar rëndë ka mbetur edhe bashkëshortja e të ndjerit Ermira Beqa Cermjani”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Lexo edhe- Gjen vdekjen e parakohshme shqiptari në Kanada, baba i tre fëmijëve

Televizioni lokal kanadez “Global News” raporton se çifti po ktheheshin nga darka për në shtëpi. Çifti kishte tre fëmijë të moshave 11, 14 dhe 16-vjeçare. Vëllai i tij, Debatik Cermjani, po qëndronte me nipat dhe mbesën e tij, kur mori vesh lajmin e kobshëm, dhe thekson faktin se të dy vëllezërit kishin emigruar në Calgary të Kanadasë 15 vite më parë nga Kosova, për një jetë më të mirë.

640 0 60e2c5f576c3a

“Kreshniku ishte një njeri energjetik dhe punëtor i madh”, citohet të ketë thënë Ilir Kuqi, kryetar i Shoqatës Shqiptaro- Kanadeze të Calgary-t, anëtar i së cilës ishte edhe Kreshniku, ndërkohë që vëllai Debatiku aktualisht është anëtar bordi. “Çdokush në komunitet e donte Kreshnikun. Ai ishte një djalë i mirë. Ai u ofronte mbështetje komunitetit kur kishin nevojë, ishte çdoherë i gatshëm të ndihmonte”, deklaroi tutje Kuqi.
Komuniteti shqiptar në Calgary dhe më gjerë është mobilizuar për ta ndihmuar familjen e tij në këto ditë të vështira, duke hapur llogari në “GoFundMe”, ku për disa orë janë mbledhur mbi 50,000 dollarë. “Kreshniku ishte një anëtar aktiv i vlefshëm i komunitetit tonë dhe i dashur për të gjithë. Ai ishte një shpirt pozitiv dhe me shpirt që e donte familjen e tij dhe të gjithë rreth tij. Ne po ju kërkojmë të na ndihmoni të dhurojmë fonde në mënyrë që të ndihmojmë familjen e tij të kalojë këtë kohë shumë të vështirë”, thuhet në thirrjen e shoqatës për ndihmë.

Debatik Cermjani ka katër fëmijë të tij. Me humbjen tragjike të vëllait të tij, ai ka thënë se tani ka shtatë fëmijë. “Unë thjesht shqetësohem për ta dhe për gruan e tij. Ky do të jetë motivi për pjesën tjetër të jetës sime. Thjesht për t’i parë mirë. Thjesht për t’i parë ata se si vëllai im donte t’i shihte “citon atë “Global News”.
Duke e parë mobilizimin e shqiptarëve të këtij komuniteti të bashkuar, Debatiku falënderon të gjihtë në një formë të veçantë: “Të nderuar miq, familjarë, bashkëkombas, të afërm në Kosovë, Shqipëri, Kanada e mbarë globin, ju falënderojmë nga zemra që na u gjindët pranë në këto ditë ku dhimbja është shumë e madhe nga largimi i parakohshëm i Nikut tonë”./ Diaspora Shqiptare

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Klevis Balliu përfundon në Lanë, filmohet i qullosur duke dalë me vrap

21:55 / October 16, 2026

Drejtori për Rendin në Policinë e Shtetit: 120 efektivë të lënduar në vend

15:09 / October 16, 2026

Protestat/ Ambasada e Izraelit në Tiranë: Prej sot do të jemi të mbyllur, hapja do të varet nga zhvillimi i situatës  

14:44 / October 16, 2026

Rama: Pa rezervë e kam dashur Shqipërinë, sot s’ka forcë në botë që e rrëzon më përtokë

14:18 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.