Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike Drejtues i Lartë, Dhimitraq Ziu, në një deklaratë për shtyp, sa i takon protestave të ditëve të fundit.
“Strukturat e policisë në qendër dhe qarqe kanë ngritur grupet e posaçme hetimore. Në Tiranë janë arrestuar 127 persona ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë 244 të tjerë, për shkatërrim të pronës private, kundërshtim të punonjësve të policisë dhe shkatërrim të pronës private, kamerave, bankomateve apo rrethimeve metalike”, deklaroi ai.
Ai foli me shifra për arrestimet e kryera në disa qytete, si më poshtë:
Durrës: 23 persona të arrestuar dhe 12 të proceduar
Korçë: 2 persona të arrestuar dhe 27 të proceduar
Vlorë: 20 persona të proceduar për pengim të zhvillimit të procesit mësimor dhe kundërshtim të punonjësve të policisë
Shkodër: 9 persona të proceduar për kundërshtim të punonjësve të policisë
Elbasan: 6 persona të proceduar në gjendje të lirë
Kukës: 10 persona të proceduar për dëmtim të sinjalistikës rrugore
Deri më tani, në rang vendi, janë lënduar 120 punonjës policie si pasojë e dhunës së ushtruar nga ana e protestuesve.
