Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme Krujën, ku bashkëshorti ka ekzekutuar me thikë bashkëshorten e tij. Të tjera detaje janë mësuar.
Autori i krimit, Artani 51-vjeç me profesion kameraman, ka një dyqan në Tiranë përballë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit. Prej vitesh çifti jetonte në Tiranë. Janë ende të paqarta sesi ai ka hyrë brenda rrethimit të objektit ku është gjetur automjeti i tyre pasi i gjithë objekti është i rrethuar me avlli betoni.
Sipas policisë çifti ka hyrë brenda territorit të objektit duke ndjekur një kamion i cili është futur për të shkarkuar ushqim për lopët pasi magazina është stallë lopësh. Të paqarta motivet pasi policia e Krujë deklaron se nuk kanë asnjë dijeni pasi çifti prej vitesh jetonte Tiranë.
Çifti ishin prindër të dy djemve, ku më i madhi është 23-vjeç.
