Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Zbardhet analiza e zgjedhjeve të 25 prillit në PD: Aleatët nuk na ndihmuan, LSI egoiste “dogji” mijëra vota dhe humbëm shumë mandate

17:33 / July 5, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Mark Marku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sot në 5 korrik janë dorëzuar disa nga raportet e analizës së zgjedhjeve të 25 prillit nga drejtuesit politikë të PD-së. Ata në raportin e tyre kanë arsyetuar disa faktorë që çuan në humbjen e radhës së PD-së, në zgjedhjet e përgjithshme kundër Edi Ramës dhe PS-së.

Sipas tyre administrata publike ka qenë e gjitha në angazhim të pushtetit, patronazhistët po ashtu. Sipas gazetarit Juxhin Mustafaraj, drejtuesit politikë të PD-së kanë arsyetuar se u dhanë shumë certifikata legalizimesh në këmbim të votave.

Ata i kanë deklaruar Bashës se në disa qarqe të vendit u përdorën personat me rekorde kriminale të cilët kërcënuan familjet në nevojë apo disa të tjerë për vende pune.

“Edhe fondet e tërmetit janë përdorur dy muajt e fundit para 25 prillit”, thuhet në një nga raportet e paraqitura në selinë blu.

Disa drejtues politikë të PD-së janë shprehur të pakënaqur dhe me kryetarët e partive aleate, duke thënë se “ata nuk dolën në terren për të kërkuar masivisht vota për listën e Partisë Demokratike, teksa një pjesë e tyre nuk e rakorduan aktivitetin politik me drejtuesit e PD”.

Kritika të forta ka pasur edhe për LSI-në. Disa drejtues kanë theksuar se refuzimi i LSI për të dalë me një listë të përbashkët me PD “dogji” mijëra vota dhe pamundësoi marrjen e shumë mandateve.

Analiza për të 12 qarqet do të merret në shqyrtim në mbledhjen e kryesisë së PD që pritet të zhvillohet këtë të shtunë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zbardhen diskutimet Xhafa, Majko dhe Braçe kundër kërkesës për Spiropalin dhe Ndrecën: Ne nuk jemi parti që përjashtojmë

15:38 / November 14, 2026

Asambleja e PS mbyllet pa vendim për përjashtimin e Spiorpalit! Klosi pas mbledhjes: Është anëtare e PS

14:44 / November 14, 2026

“Të mobilizohet çdo qelizë e PS”, Rama në Asamble: Thonin se dua të bëhem si Erdogani dhe Putini, tani është koha të flasim ne

12:38 / November 14, 2026

Zgjedhjet vendore të 9 majit/ PS nis përzgjedhjen e kandidatëve në 46 bashkitë, Klosi: Jemi zyrtarisht në fushatë elektorale!

22:39 / November 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.