Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Tronditet mafia në Palermo, Policia vrull arrestimesh, ‘shkatërrohet’ familja Vitali

18:44 / July 5, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mafia 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Megaoperacion anti-krim në Itali. Policia e Palermos dhe Drejtoria e Hetimit Anti-Mafia zbatuan urdhërat e paraburgimit për 85 persona të akuzuar si pjesë e një grupi kriminal që merrej me trafik droge; zhvatje dhe korrupsion. 63 persona u dërguan në burg, 18 u vunë në arrest shtëpia, ndërsa 4 të tjerë duhet që të paraqiten çdo ditë në stacionin më të afër të Policisë.

Mes personave të arrestuar është edhe bashkëpunëtorja e drejtësisë Giusy Vitali, motra e drejtuesve të grupit mafioz, Leonardo dhe Vito. Ajo kaloi në krye të klanit pas ndalimit të vëllezërve, pastaj u bë e penduara e drejtësisë, por sërish për prokurorët ajo ishte koka e krimit në qytetin e Palermos.

Motra e saj Antonina dhe nipi Michele Casarrubia u arrestuan gjithashtu me të. Për arrestimin e tyre, në mbështetje të Policisë erdhën edhe njësia e helikopterëve nga ajri, ndërsa kontrolle u zhvilluan në Palermo, Trapani, Latina, Napoli, Roma dhe Nuoro.

Hetimi për familjen mafioze Vitali ka nisur që në nëntor të vitit 2017, dosje që në në vitin 2020 çoi në shpërbërjen e këshillit bashkiak të Partinico për shkak të mafies, pasi u shfaqën lidhjet midis bosëve dhe politikanëve lokalë. Më pas, një bisedë e regjistruar midis Vitale dhe nipit të saj kanë nxjerrë në pah rolin e saj në trafikun e drogës.

“Është absolutisht e qartë se gratë nuk janë shkëputur nga Cosa Nostra,“-tha hetuesi i çështjes. Casarrubia, në përgjime, shfaqej duke informuar tezen e tij për dinamikën kriminale të klanit Partinico, ku edhe i thoshte se pas një vjedhje të kanabisit nga kushëriri i tij Michele Vitale, ai ishte thirrur nga udhëheqësit e klanit për të dhënë llogari. Ndërsa gruaja i përgjigjej se nuk ishte e surprizuar dhe se këto gjëra përputheshin me rregullat e Cosa Nostra!

Ekzistojnë 5 organizata të trafikut të drogës që veprojnë midis Palermos. Një grup drejtohej nga Michele Vitale; një tjetër kishte në krye një tjetër Vitale, Antoninën, motrën e ish-të penduarës Giusy. Pas tyre renditej familja e drejtuar nga Nicola Lombardo dhe Nunzio Cassarà, ajo e drejtuar nga vëllezërit Maurizio dhe Antonino Primavera dhe ajo e vëllezërve Gioacchino dhe Raffaele Guida. Grupet kriminale ndanin mes tyre trafikun e drogës në Siçilinë perëndimore.

Ekzistojnë 5 organizata të trafikut të drogës që veprojnë midis Palermos. Një grup drejtohej nga Michele Vitale; një tjetër kishte në krye një tjetër Vitale, Antoninën, motrën e ish-të penduarës Giusy. Pas tyre renditej familja e drejtuar nga Nicola Lombardo dhe Nunzio Cassarà, ajo e drejtuar nga vëllezërit Maurizio dhe Antonino Primavera dhe ajo e vëllezërve Gioacchino dhe Raffaele Guida. Grupet kriminale ndanin mes tyre trafikun e drogës në Siçilinë perëndimore./ansa

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Autobusi me turistë përmbyset në rrugë, 5 të vdekur dhe 40 të plagosur në Zvicër

19:00 / September 11, 2026

Kosovë, tjetër dështim për konstituimin/ Shtyhet seanca, nuk ka dakordësi për nënkryetarët

18:38 / September 11, 2026

Ministrja Spahiu merr detyrën: Prani besnike në çdo institucion të sistemit shëndetësor

17:59 / September 11, 2026

Dokumentari për Gazën “NAZA” mahnit Venedikun dhe thyen rekordin e duartrokitjeve në këmbë

17:39 / September 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.