Karoline Leavitt, ish-zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, ka nxitur amerikanët të martohen, të bëjnë më shumë fëmijë dhe t’i rrisin ata në frymën e krishterë.
“Martohuni, bëni më shumë fëmijë, rritini në kishë dhe mësojini ta duan Amerikën”, shkroi ajo në rrjetin social X, duke reaguar pas një raporti që parashikon se myslimanët mund të tejkalojnë të krishterët si grupi më i madh fetar në botë deri në vitin 2035.
Deklarata e saj ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku disa e mbështetën mesazhin për familjen dhe besimin, ndërsa të tjerë kritikuan thirrjen, duke vënë në dukje kostot e larta të jetesës dhe vështirësitë ekonomike për familjet e reja.
