Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Meta takon Orban: Mirënjohje për mbështetjen pa rezerva për çeljen e negociatave

10:47 / July 6, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
meta orban
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti Ilir Meta, në kuadër të vizitës së Tij zyrtare në Hungari, zhvilloi një takim të veçantë dhe të frytshëm me Kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orbán.

Presidenti Meta i shprehu mirënjohjen Kryeministrit Orbán për mbështetjen domethënëse dhe pa rezerva, që i ka dhënë Shqipërisë  për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian.

Presidenti i Republikës, pasi vlerësoi angazhimin e Qeverisë së Kryeministrit Orbán për të nxitur dhe thelluar më tej marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare midis dy vendeve, vuri në pah gatishmërinë dhe vullnetin e palës shqiptare për t’i shndërruar ato në të njëjtin nivel të shkëlqyer, siç janë marrëdhëniet  politike mes dy vendeve.

Në këtë kuadër, Kryetari i Shtetit shqiptar, pasi evidentoi se pas hapjes së Dhomës së Tregtisë së Hungarisë në Tiranë, bashkëpunimi ekonomik dhe fluksi turistik është rritur, theksoi se është e domosdoshme edhe vazhdimësia e fluturimeve nëpërmjet linjës ajrore direkte mes dy kryeqyteteve.

Presidenti Meta dhe Kryeministri Orbán vlerësuan gjithashtu se vitin e ardhshëm të dyja vendet do të festojnë 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me rezultate edhe më domethënëse e të prekshme.

Kryeministri Orbán, duke shprehur gatishmërinë për nxitjen dhe rritjen e investimeve hungareze në të gjitha fushat ku Shqipëria ka interes, e siguroi Presidentin Meta për mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur të Qeverisë së Tij për Shqipërinë dhe shqiptarët, me qëllim forcimin e mëtejshëm të miqësisë historike dhe tradicionale midis dy popujve.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Balla: Rama nuk jep dorëheqjen, ligji për tubimet do të miratohet me akt normativ

12:57 / October 26, 2026

Zbardhen detajet nga mbledhja e Ramës me socialistët

11:53 / October 26, 2026

Begaj përshëndet fitoren e shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Rezultati duhet të kthehet në më shumë të drejta

09:43 / October 26, 2026

Koalicioni shqiptar siguron dy mandate/ Zgjedhjet në Luginë, në garë për marrjen e mandatit të tretë

09:40 / October 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.