Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Pasi sfidoi Lulzim Bashën në Partinë Demokratike, zbulohet lëvizja e radhës e Fatbardh Kadillit

21:24 / July 6, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
KADILLI 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, ka depozituar këtë të martë propozimet e tij për ndryshimet statutore në partinë ku ai bën pjesë.

Kadilli sqaroi më në detaje propozimet e tij. Ai theksoi se ndryshimet statutore çmontojnë vulën e kryetarit, siç e quajti ai dhe forcojnë votën e anëtarit.

“Propozimet nuk mund të shihen të shkëputura nga njëra-tjetra. Thelbi që e zvogëlon pushtetin e kryetarit është një, kandidatët për deputet, kandidatët për kryetar bashkie dhe drejtuesit e partisë në çdo nivel, zgjidhen nga anëtarësia pa u filtruar as kandidaturat as nga kryetari. Kryetari i partisë në qendër nuk ka asnjë autoritet në propozimin tim se kush zgjidhet kryetar dege, kush zgjidhet kryetar grupseksioni, merr njoftim nga dega që sot zgjodhën këtë person.

Ndryshimet statutore që unë propozoj garantojnë primare për çdo funksion drejtimi në parti dhe për çdo kandidim që ne kemi në garën me kundërshtarin. Nëse këto zgjidhen me parimin një anëtar një votë dhe me kandidatura që nuk i filtron as kryetari dhe as ndonjë komision tjetër, me të drejtën e vetshpalljes së kandidaturës. Atëherë, roli i kryetarit në zgjedhjen e trupës politike zerohet, forcohet vota e anëtarit, çmontohet vula e kryetarit dhe forcohet vota e anëtarit.

Propozimi im ka edhe një gjë shumë të rëndësishme. Administrimi i partisë është një çështje që nuk i përket kryetarit, por një këshilli të urtës, të cilët do të zgjidhen nga Këshilli Kombëtar”, u shpreh në Absolut 4 Fatbardh Kadilli.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin

15:59 / November 14, 2026

Zbardhen diskutimet Xhafa, Majko dhe Braçe kundër kërkesës për Spiropalin dhe Ndrecën: Ne nuk jemi parti që përjashtojmë

15:38 / November 14, 2026

U paralajmërua për protestë kombëtare, para Ministrisë së Arsimit vetëm një grup protestuesish

15:18 / November 14, 2026

Asambleja e PS mbyllet pa vendim për përjashtimin e Spiorpalit! Klosi pas mbledhjes: Është anëtare e PS

14:44 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.