Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gjykata Kushtetuese hapi listat, Balla: Të presim vendimin e arsyetuar

13:18 / July 7, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
taulant balla
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga foltorja e Kuvendit kreu i grupit aktual të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila hoqi herësin duke hapur plotësisht listat e kandidatëve për deputetë.

Balla tha se vendimet e Kushtetueses janë të formës së prerë, megjithëse theksoi se duhet të presin vendimin e arsyetuar.

“Nuk dua të hyj në debatin që pasoi vendimi i Gjykatës Kushtetuese për hapjen e listave. Duhet të presim arsyetimin e gjykatës lidhur me këtë dhe vendimet e GJK janë të një forme të prerë. Sapo Kuvendi i ri të fillojë punën një komision i ri i posaçëm duhet të adresojë një sërë çështjes. Duke filluar edhe me çështjen e  përfolur për depolitizimin e plotë të administratës zgjedhore. Zgjedhjet e 25 prillit ishin të fundit që shqiptarët jashtë nuk mund tu ofrohet e drejta në zgjedhje,” u shpreh Balla.

Lidhur me debatin për zgjedhjen e kryetarit të ri të AMA, ku institucionet ndërkombëtare kanë bërë thirrje që votimi të shtyhet në shtator, Balla tha se procesi ka qenë sipas procedurave.

“Është përgjegjësi e Kuvendit që të garantojë që institucionet që zgjidhen prej tij të jenë në funksion. Ne kemi bërë një rezolutë për AMA sipas procedurave para disa ditësh. Në këtë këndvështrim unë nuk shoh ose qenka më i rëndësishëm kryetari i AMA se dy të tjerët për institucionet e vettingut. Dua t’ju them që ata që vijnë në shtator minimalisht të paktën këtë traditë të mirë parlamentare që për çështjet që kanë të bëjnë për reformën në drejtësi nuk ka nevojë për shumë debat, por duhet ta kemi këtë kulturë,” deklaroi Balla.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama përsërit thirrjen për dialog me studentët, vendos tavolinë guri para Kryeministrisë

09:46 / October 26, 2026

Begaj përshëndet fitoren e shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Rezultati duhet të kthehet në më shumë të drejta

09:43 / October 26, 2026

Koalicioni shqiptar siguron dy mandate/ Zgjedhjet në Luginë, në garë për marrjen e mandatit të tretë

09:40 / October 26, 2026

Londra në qendër të vëmendjes, sonte ndahen çmimet e Topit të Artë 2026

09:37 / October 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.