Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Nëse jeni në dilemë nëse duhet të bëni vrap apo ecje, zgjidhni alternativën e dytë për këto arsye

17:09 / July 7, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ecje
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nëse preferoni më shumë të ecni se të vraponi, ndihuni krenarë përpara miqve tuaj që preferojnë të vrapojnë. Ecja e shpejtë është një ushtrim i shkëlqyer, me intensitet të moderuar, për zvogëlimin e rreziqeve shëndetësore, si dhe për ruajtjen e peshës ideale të trupit. Edhe ecja me ritëm të ngadaltë për të arritur 10 mijë hapa çdo ditë, ka shumë përfitime.

Këto janë arsyet pse ecja është më e mirë se vrapi:

Ecja mund të sjellë më pak dëmtime se vrapi

Njerëzve që e kanë vrapin pjesë të rutinës, mund t’u ndodhë të kenë probleme me kockat dhe muskujt, veçanërisht tek gjunjët. Disa studiues kanë dalë në rezultatin se gjysma e vrapuesve që preken nga dëmtimet çdo ditë, mund të arrijnë deri tek dëmtimet e qëndrueshme, afatgjata. Ecja prodhon shumë pak lëndime ose aspak, të cilat janë dëmtime të tipit ‘aerobike’.

Ecja mund të djegë më shumë kalori

Ka shumë aktivitete intensive – si vrapi apo ushtrimet intensive – të cilat janë të njohura për humbje të kalorive në një periudhë të shkurtër kohe. Ecja, nga ana tjetër, është e pranueshme për periudha të gjata kohore. Për shembull, kur dikush nuk e ka të mundur të vrapojë për 15 apo 10 minuta, mund të bëjë një ecje ‘paqësore’ për 30-45 minuta dhe mund të djegë më shumë kalori gjatë këtij procesi.

Për më tepër, nëse ecja është e rehatshme, ju mund ta bëni atë në mënyrë të vazhdueshme. Kështu që ju do të digjni kalori më shumë sesa mund të digjni kur bëni ushtrime me intensitet të lartë pak herë në javë.

Gjatë ecjes mund të shijosh natyrën

Gjatë ecjes mund të shijosh pamjen, mund të mendosh më qetë, të ndalosh në nje dyqan apo, pse jo, të konsumosh dhe diçka të lehtë për të ngrënë ose për të pirë. Një avantazh i madh i ecjes është çlirimi nga stresi dhe ngarkesa e ditës.

Ecje do të thotë të djersitesh më pak

Mund të bëni ecje të gjata pa pasur nevojë të bëni dush më pas. Djersa mund të shkaktojë ftohje dhe t’ju bëjë të sëmureni. Gjithmonë njerëzit që vrapojnë duhet të marrin masat paraprake.

Gjatë ecjes mund të vishni rroba normale

Njerëzit që vrapojnë duhet të veshin patjetër rrobat sportive përkatëse. Ndërsa ecjen mund ta bësh sido që të jesh, në çdo moment të ditës, mjafton të kesh këpucë të rehatshme.

vrap
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A u vranë vërtet 28 mijë shqiptarë në Luftën e Dytë Botërore?! Historiani Pëllumb Xhufi tregon të vërtetën …

11:41 / November 30, 2025

Ministrja Koçiu: Koordinim ndërinstitucional mes strukturave vendore për menaxhimin e situatës nga reshjet

16:12 / November 17, 2025

Avokatja e Popullit: Meta ka pranuar që nuk është dhunuar nga policia, ka firmosur dy dokumente

18:26 / October 30, 2025

Arrestohet 27-vjeçari nga Vlora, kapet me kanabis dhe kokainë

11:00 / October 28, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.