Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Shpërthimi në Velipojë që plagosi rëndë nënën me 3 fëmijët, arrestohet shitësi i gazit

20:21 / July 7, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Velipoje 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 46-vjeçar, i cili akuzohet se tregtonte pa licencë gaz të lëngshëm dhe naftë, jashtë kushteve tekniko-ligjore.

Sipas uniformave blu, gazi që përdorej në këtë hotelin e familjes Gjoka, ku nga shpërthimi u plagosën rëndë nëna me tre fëmijët, tregtohej në kundërshtim me ligjin nga 46-vjeçari Petrit Mlloja.

Njoftimi i policisë:

Ushtronte pa licencë aktivitetin tregtar të shitjes së gazit, vihet në pranga nga Policia.

Nga strukturat e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

M., 46 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Ushtrimi pa licencë i aktivitetit tregtar”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët djegëse” dhe “Tregtimi dhe hedhja për konsum e lëndëve djegëse, në kundërshtim me ligjin”.

Në vijim të veprimeve hetimore për ngjarjen e ndodhur më datë 04.07.2021, në fshatin Pulaj Plazh, Velipojë, Shkodër, në një hotel trekatësh, ku si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi mbetën të dëmtuar shtetasit A. Gj. 40 vjeçe, D. Gj. 19 vjeçe, K. Gj. 15 vjeçe dhe E. Gj. 12 vjeç, u konstatua se gazi që përdorej në këtë hotel tregtohej në kundërshtim me ligjin nga shtetasi P. M., të cilit një ditë pas ngjarjes iu bllokua aktiviteti nga ISHTI.

Shtetasi P. M. e ka shkelur masën e bllokimit të aktivitetit duke vazhduar tregtimin pa licencë të gazit të lëngshëm dhe të naftës, jashtë kushteve tekniko-ligjore.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Avokati Ndreca: SPAK refuzoi pa një shkak të ligjshëm takimin e avokatëve britanikë me Veliajn

16:58 / September 11, 2026

Reklamonin prostitucionin në rrjetet sociale, arrestohen 3 shtetase të huaja

15:47 / September 11, 2026

Arrestohet pronari i një hoteli në Krujë, policia i gjen armë, municion dhe 20 mijë euro

11:29 / September 11, 2026

Shpërthimi i bombulës së gazit disa ditë më parë në Lezhë, ndërron jetë 40-vjeçari

16:41 / September 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.