Ish-komandanti i NATO-s, gjenerali Wesley Clark, i cili drejtoi fushatën e bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe në vitin 1999, po zhvillon një vizitë në Prishtinë ku u shpreh se Kosova ka shënuar përparim mbresëlënës drejt demokracisë.
Gjatë qëndrimit në Prishtinë ai është surprizuar nga një qytetar, Idriz Makolli i cili i shprehu mirënjohjen dhe i dhuroi një fotografi nga viti 1999 ku protagonist ishte Clark.
