Partia Socialiste ka rikonfirmuar një tjetër kandidaturë për kryetar bashkie.
Korrespondenti i tirananews.al nga Belshi bën me dije se ai është Arif Tafani që do të kandidojë në zgjedhjet vendore për drejtimin e Bashkisë Belsh.
Të pranishëm në këtë takim ishin disa deputetë socialistë si Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla, ministri Blendi Klosi, deputetët Anastas Angjeli dhe Musa Ulqini. / tirananews.al

