Rusia i ka dërguar një kërkesë ministrisë së jashtme shqiptare mbi raportet në lidhje me fillimin e çështjeve penale ndaj dy rusëve të cilët dyshohen për spiunazh, por nuk morën një përgjigje, ka thënë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Ruse, Maria Zakharova të premten, raporton tirananews.al.
Sipas medias ruse, prokuroria shqiptare ka hapur një çështje spiunazhi gjatë stërvitjes së NATO-s, Defender Europe 21 ndaj dy rusëve dhe pesë çekëve.
“Agjencitë zyrtare të Shqipërisë nuk kanë thënë asgjë në lidhje me këtë rast, ne nuk kemi marrë asnjë informacion përmes kanaleve diplomatike. Ambasada ruse i ka dërguar një kërkesë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, nuk ka ende përgjigje”, ka thënë Zakharova gjatë një konference.
Lexo edhe- Arrestohen dy spiunë rusë në Shqipëri që erdhën për Defender 21
Në fund të qershorit u bë e ditur se dy shtetas rusë, Georg Budanov dhe Vladislav Cherkasov janë vënë nën hetim nga prokuroria e Tiranës si të dyshuar për spiunazh, për dy vepra të kodit penal 213 dhe 214 dhe që bëjnë fjalë për dhënie dhe sigurim informacioni.
