Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vijon “Gjysmëfinalja”, tre të arrestuar për bastet online

11:29 / July 9, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1567583171 1562253228prangaokok
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga strukturat e Sektorit për Hetimin e Krimeve të DVP Shkodër, në zbatim të planit operacional të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit “Për kontrollin e territorit, identifikimin, dokumentimin, parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit”, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, pas një pune të mirorganizuar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

E. L., 21 vjeç, banues në Jubicë, Koplik dhe E. C. 46 vjeç, banues në Llazan, Koplik, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Ushtrimi i aktivitetit tregtar të paligjshëm”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”;

L. R. 27 vjeç, banues në Bajze, Malësi e Madhe, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se në një lokal në Koplik ushtrohej aktivitet i jashtëligjshëm i lojërave të fatit dhe përdoreshin lëndë narkotike, kanë ushtruar kontroll të menjëhershëm të ambientet e këtij lokali, ku gjetën makineri për lojërat e fatit, një tavolinë pokeri me letra bixhozi dhe çipsa.

Gjithashtu, gjatë kontrolli të ushtruar në ambientet e ndryshme të lokalit u gjetën disa qese farmaceutike me lëndë narkotike cannabis sativa dhe një peshore e vogël.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit L. R iu gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis.

Si rezultat i këtij operacioni janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 160 doza me lëndë narkotike cannabis sativa, një sasi e vogël lënde narkotike në formë çokollate, 5 makineta për lojërat e fatit, 1 tavolinë pokeri, 1 kuti me çipsa dhe 4 aparate celulare.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në një banesë në Malësi të Madhe, asfiksohet 57-vjeçari nga tymi

15:01 / October 25, 2026

U dëmtua në sy gjatë protestës, shefja e Shërbimit të Okulistikës në QSUT: I riu do transportohet në Itali për një operacion të dytë, situata duket disi më e stabilizuar 

12:41 / October 25, 2026

Arrestohet edukatorja e kopshtit në Korçë, pasi dyshohet se ka dhunuar një fëmijë 4‑vjeçar 

13:50 / October 24, 2026

Mbyti të atin me tel dhe tentoi të fshihte krimin, Prokuroria e Fierit çon në gjyq Ermalinda Ramën, edhe e ëma nën akuzë

10:34 / October 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.