Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Mbyti të atin me tel dhe tentoi të fshihte krimin, Prokuroria e Fierit çon në gjyq Ermalinda Ramën, edhe e ëma nën akuzë

10:34 / October 24, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ermalinda 123 1920x1080 1 800x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokuroria Fier përfundon hetimet dhe dërgon në gjyq Ermalinda Ramën për vrasjen e babait të saj dhe të ëmën për fshehjen e gjurmëve të krimit

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq Ermalinda Ramën e akuzuar për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare’ parashikuar nga neni 79/a të Kodit Penal dhe shtetasen V.R., e akuzuar për kryerjen e veprës penale ‘Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës’, parashikuar nga neni 301 të Kodit Penal.

Në përfundim të hetimeve, mbi procedimin penal nr.1073/2025, rezultoi se më 23/07/2025, në banesën e familjes, në fshatin Frashër, Patos, Ermalinda Ramën ka vrarë babain e saj, Anesti Rama, duke i shtrënguar qafën me një lak teli, duke i shkaktuar asfiksi dhe vdekjen e menjëhershme.

Pas ngjarjes dhe përpara mbërritjes së shërbimeve të policisë, shtetasja V.R., bashkëshortja e viktimës dhe nëna e të akuzuarës, ka kryer veprime për pastrimin e ambientit ku u gjet viktima dhe për larjen e trupit të tij. Këto veprime kanë pasur si qëllim ndryshimin ose fshehjen e gjurmëve dhe pengimin e zbulimit të së vërtetës.

Nga analiza e deklarimeve të administruara, rezultateve të ekspertimit mjeko-ligjor, këqyrjes së vendit të ngjarjes, sendeve të sekuestruara dhe provave të tjera të administruara gjatë hetimit, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier arriti në përfundimin se Ermalinda Rama ka kryer veprimet që kanë sjellë vdekjen e babait të saj, ndërsa Valbona Rama ka kryer veprimet e mësipërme me qëllim pengimin e zbulimit të së vërtetës.

ermelinda rama gjyq mbyti te atin Prokuroria e Fierit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rudina Hajdari: Për të mirën tonë, duhet të ulemi në dialog edhe me “djallin”

10:50 / October 24, 2026

Shqipëria zyrtarizon pjesëmarrjen në misionin për Gazën

09:51 / October 24, 2026

SHBA në alarm nga kërcënimet iraniane, dyshohet se u planifikua vrasja e diplomatëve dhe zyrtarëve amerikanë

09:47 / October 24, 2026

Rama përsëri ftesë për protestuesit, improvizon ‘sofrën’ e dialogut para Kryeministrisë

09:42 / October 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.