Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe sot më 24 tetor thirrjen për dialog ndaj protestuesve.
Kreu i qeverisë ka vendosur sërish fletë ku shkruhet “dialog”, kësaj here rreth një tryeze prej guri përpara Kryeministrisë.
Prej ditësh, Tirana është përfshirë nga protesta të dhunshme. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit të vendit.
Kreu i qeverisë Edi Rama është shprehur se nuk e jep dorëheqjen, ndërsa shton se është i gatshëm për dialog.
Ndërkohë sot në Tiranë pritet të mbahet protestë kombëtare, e cila shënon ditën e 12-të të tubimeve. Në protestë pritet të marrin pjesë studentë nga kryeqyteti dhe rrethet, ndërsa në shenjë solidariteti janë bashkuar edhe pedagogë, mjekë, sindikata dhe përfaqësues të biznesit të vogël.
