Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Shfrytëzoi të miturin për të lypur, zbardhet dëshmia e 50-vjeçares: S’e mora me qëllim të keq….

15:12 / July 9, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 60e847235457b
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Është caktuar sot masa e sigurisë për Bukuroshe Muharremin, 50-vjeçaren me origjinë nga Fieri, banuese në Tiranë, e cila akuzohet për veprën penale “Trafikimi i të miturve për qëllim shfrytëzimi”. Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”.

Bukuroshe Muharremi u arrestua 3 ditë më parë, pasi kishte marrë një fëmijë 12-vjecar, me inicialet R.T në Bathore, Tiranë, dhe e kishte shfrytëzuar për të lypur, në plazhet e Sarandës.

Në seancën gjyqësore, mbrojtja kërkoi “arrest në shtëpi”, derisa të qartësohen rrethanat, duke qëndruar brenda Bashkisë Sarandë, por nuk u pranua nga Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë. Mbrojtja rezervohet në dhënien e informacioneve të detajuara, për vetë natyrën sensitive të çështjes që ka të bëjë me të mitur.

“I mituri është njohur me nipin tim në të njëjtën moshë, në rrethimet e sheshit Skënderbej, aty kanë lëvizur nga sheshi tek Liqeni Artificial. Kanë qëndruar dhe luajtur bashkë aty. Natën e kanë kaluar në lulishte pranë sheshit Skënderbej. Fëmija u prezantua, që nuk ka prindër dhe rri në rrugë. Ngaqë u miqësua me nipin tim, nuk donte të largohej nga ne. Unë kisha blerë mallra për t’i shitur në Sarandë dhe po bëhesha gati të ikja. I mituri nuk ndahej nga nipi dhe mua, dhe erdhi me ne. Në Sarandë rrimë te lulishtja në Parkun Miqësia, aty kalojmë natën. Gjatë ditës lëvizte në qytet me nipin ose vetëm dhe kthehej prapë në park. Nuk e vlerësova se duhet të njoftoja policinë. Këto shpjegime i kam dhënë edhe në polici, nuk e kam marrë me qëllim të keq apo për ta shfrytëzuar. Fëmija kishte sjellje të natyrës, që rrinte nëpër rrugë i vetmuar”, ka thënë Bukuroshe Muharremi

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbyllet pas 9 orësh, mbledhja e qeverisë në Pogradec

18:46 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania” – Si do funksionojë platforma e re, e njoftuar nga Edi Rama?

17:39 / August 24, 2026

Silvio Gonzato mbyll misionin dhe falenderon shqiptarët për mikpritjen: Besoj në të ardhmen evropiane të Shqipërisë

17:18 / August 24, 2026

Kur do të mbahen zgjedhjet lokale? Ja datat e mundshme, synohen 46 bashki

16:38 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.