Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Altin Shira zbulon se ka 28 vite që jeton me vjehrrën, ja surpriza e papritur në studio që e çoi në këtë rrëfim!

18:45 / July 9, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Altin Shira
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

 “Ku je ti” është dueti që bëri bashkë Altin Shirën dhe Alban Kondin. Altini tregoi në programin ;Abc e Pasdites’ me moderatorin Ermal Peçi se në fakt ishte njohur me këtë projekt një vit më parë. Edhe pse në mëdyshje nëse kënga do prezantohej tani apo në vjeshtë, shprehet i lumtur për suksesin që pati që nga publikimi ditë më parë.

Teksa rrefente për karrierën dhe familjen, shtanget nga ‘zarfi konfidencial’ i Ermalit. Në lojën e emocioneve, bie në kurthin e tij teksa beson se një koleg do ti komunikonte diçka. Kaq mjaftoi që këngëtari të vihej në siklet, madje të kërkonte dhe pak ujë. Por kush fshihej pas surprizës? Ermali tregon se zonja e tij ka pranuar për herë të parë një dalje televizive.

“Baba i mrekullueshëm, bashkëshort i pashoq, fëmijë ideal ”, tha ndër të tjera bashkëshortja e këngëtarit.

Fjalët e saj e përlotën Altinin, i cili tregoi se kishin 28 vite martesë.

“Nuk dija gjë fare, isha out. U çudita. Qysh në momentin që kam filluar albumin e parë e deri më sot, unë nuk e kam fare për turp të them që çdo gjë e konsumoj me nusen, marr mendimin e saj, duke nisur që tek veshja”.

Ndër të tjera ai tha se tashmë që djemtë janë rritur dhe po shohin jetët e tyre, kjo kohë mes tyre mund të cilësohet si mjalti i dytë.

“Do të them edhe një gjë tjetër. Nuk rri pa e treguar dhe nuk e kam thënë në asnjë television tjetër. Unë kam 28 vite që jetoj me vjehrrën, nuk e ndaj nga nëna ime. Unë jam martuar në moshën 21 vjeç dhe 28 vite ajo më ka rritur fëmijët… ato çuna që shikon ti ajo i ka rritur”.

Ermali e pyet nëse e mendojnë largimin dhe jetesën në Amerikë, por Altini pohoi se I pëlqen shumë jetesa në Shqipëri edhe pse lë një ‘..por’ pasi sipas tij jetës nuk i dihet kurrë.

vjehrren
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Babai nuk më flet”, konkurrentja në “Për’puthen” zbulon që ka një djalë 14-vjeçar

22:00 / October 12, 2026

Më pak sheqer në fillim të jetës, përfitime dekada më vonë: studimi zbulon 35% më pak rrezik për diabet

20:07 / October 11, 2026

Fitoi betejën me sëmundjen e rëndë, Antigona Ramosaj flet për herë të parë në “Live me Luizin”: Falënderoj Albërien që më qëndroi pranë

22:17 / October 9, 2026

Ministri i Kulturës, Gonxhja: Se shpejti nisim punimet për restaurimin e shtëpisë së Faik Konicës

21:19 / October 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.