Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Burrat në Shqipëri po pakësohen: Lindin më pak meshkuj, ikin në emigrim dhe kanë numrin më të lartë të vdekjeve

20:14 / July 9, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tirane
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

INSTAT ka publikuar një raport, në të cilin merren parasysh statistikat në fushat kryesore midis burrave dhe grave, për t’i ofruar publikut një pasqyrë që do ndihmojë në arritjen e barazisë gjinore.

Në termat e popullsisë, në Shqipëri kemi një numërim më të lartë të grave, ndërsa burrat po pakësohen me shpejtësi nga viti në vit. Kjo sepse gjatë 2020-ës lindën më pak meshkuj dhe kanë emigruar më shumë prej tyre.

Gjithashtu edhe numri i vdekjeve në 2020-ën anon nga meshkujt. Kjo shpjegohet dhe me jetëgjatësinë që për femrat është me lartë, por në 2020-ën për të dyja sekset numri mesatar i të jetuarit ka rënë.

Një rënie drastike e numrit të martesave vihet re nga INSTAT, me rreth 5 mijë martesa më pak gjatë vitit 2020. Piku i martesave gjatë këtyre viteve të fundit duket se është arritur në 2018-ën. Ndërkohë sa i përket divorceve në pesë vitet e fundit ato janë kërkuar më shumë nga gratë në raport me burrat.

Raporti ka vrojtuar edhe martesat e hershme ky fenomen shihet më i lartë tek vajzat, ku në moshën 18 dhe 19 vjeçare rreth 12% e tyre krijojnë kurorë.

Ndërsa djemtë nuk kanë martesa para moshës 18 vjeç dhe përqindja e djemve të martuar në moshën 18-19 vjeç është nën 1%.

Sa i përket masës trupore, statistikat tregojnë se nga gjinitë, burrat janë ata që kanë përqindjen më të madhe të qenurit mbipeshë, por femrat dominojnë kategorinë e të qenurit obeze.

Tek pjesa e punësimit, hendeku gjinor në paga është 6,6 %. Pra burrat kanë një pagë mesatare mujore më të lartë sesa gratë. Gratë janë forcë më me madhe punëtore në bujqësi dhe prodhim, ndërsa burrat në ndërtim dhe industri.

Një tjetër fenomen shqetësues në vendin tonë është edhe dhuna në familje. Në tërësi, 1 në 2 gra pohojnë se kanë përjetuar të paktën një herë dhunë gjatë jetës së tyre. Format më të shpeshta të dhunës janë përjetuar dhe përjetohen gjatë një lidhje dashurie ose në familje dhe ushtrohen nga partneri intim.

Dhuna fizike që përjetojnë gratë në familje shihet kryesisht si faj i pjesshëm i tyre, dhe bërja publike e përjetimit të dhunës jashtë rrethit familjar konsiderohet e turpshme, shpjegon më tej raporti. (TCH)

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Autobusi me turistë përmbyset në rrugë, 5 të vdekur dhe 40 të plagosur në Zvicër

19:00 / September 11, 2026

Kosovë, tjetër dështim për konstituimin/ Shtyhet seanca, nuk ka dakordësi për nënkryetarët

18:38 / September 11, 2026

Ministrja Spahiu merr detyrën: Prani besnike në çdo institucion të sistemit shëndetësor

17:59 / September 11, 2026

Administrativja merr dy vendimet e para, urdhër “Financave”: Zhblloko paratë për GJKKO dhe Gjykatën e Durrësit

16:16 / September 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.